Një kompani prodhuese ka ngritur padi prej 105 milionë dollarësh ndaj Netflix, duke e akuzuar platformën se ka humbur një hard disk që përmbante një kopje të koduar të filmit të papublikuar “Fortitude”, ku luan Nicolas Cage.
Padia e ngritur dje në gjykatën federale të Kalifornisë nga shkrimtari-producenti Simon Afram dhe kompania e tij, Op-Fortitude, akuzon Netflix për kompromentimin e shitjes së trillerit të Luftës së Dytë Botërore.
Hollywood Reporter raporton se një kopje e filmit ishte në një nga disa hard disqe të vjedhura nga zyrat e Netflix në Los Angeles muajin e kaluar.
Netflix i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk mban përgjegjësi për një film të dorëzuar pa masat e duhura të sigurisë dhe se ka ndërmarrë hapa për të mbrojtur filmin nga shpërndarja e paligjshme.
“Fortitude” është me regji të Simon West dhe bazohet në një histori të vërtetë për operacione strategjike të inteligjencës britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në film luajnë edhe Matthew Goode, Michael Sheen dhe Ben Kingsley.
Producenti Afram tha se ka punuar për shtatë vite për ta sjellë këtë histori në ekran dhe se filmi meriton të shihet nga publiku, shkruan Euronews.