Lautaro ndihmon qytetin e tij në luftën kundër Covid-19 - Gazeta Express
string(55) "lautaro-ndihmon-qytetin-e-tij-ne-luften-kunder-covid-19"

Lautaro ndihmon qytetin e tij në luftën kundër Covid-19

Gazeta Express

05/04/2020 16:30

Lautaro nuk e ka mendjen te e ardhmja, por se si të dalim nga situata që ka kapluar gjithë botën, për shkak të Covid-19.

Ndërkohë që futbolli është ndalur për shkak të koronavirusit, sulmuesi argjentinas ka gjetur mënyrën për të luftuar këtë virus vdekjeprurës.

Lexo Edhe:

Ai ka kontribuuar me mjete ndihmëse për bashkinë e Bahia Blancas, ku edhe ka lindur.

Lajmi është dhënë nga vetë kryebashkiaku i këtij qyteti Hector Garay.

“Falënderojmë Lautaro Martinezin, të fejuarën dhe familjen e tij, që dhuruan 3500 litra alkool dhe 100 mijë doreza plastike dhe 5 mijë veshje e maska për të përballuar situatën”, deklaroi ai.

Në Spanjë dhe Itali mediat vazhdojnë të raportojnë për të ardhmen e tij, pasi shumë mendojnë se do të vijojë ende gjatë te Interi, ndërsa të tjera garantojnë se në verë do t’i bashkohet Barcelonës për të luajtur me Lionel Messin.

Sido që të jetë për Lautaro Martinez nuk është koha për gjëra të tilla dhe edhe agjenti i tij e ka konfirmuar se deri sot, asnjëherë nuk e ka telefonuar atë për t’u interesuar dhe pyetur për thashethemet, pra duket se e ka mendjen diku tjetër, tani për tani te lufta kundër armikut të padukshëm. /Gazeta Express/