“Lautaro është i fokusuar te Interi” - Gazeta Express
string(34) "lautaro-eshte-i-fokusuar-te-interi"

Gazeta Express

09/04/2020 17:14

“Lautaro është i fokusuar te Interi”

Gazeta Express

09/04/2020 17:14

Agjenti i Lautaro Martinez, ka thënë se sulmuesi është i ’nderuar’ për interesimin nga Barcelona, Manchester United dhe Manchester City, por “është i fokusuar te Interi”.

22-vjecari ka klauzolë lirimi në kontratë 111 milionë euro dhe është lidhur me një largim nga Interi.

Lexo Edhe:

“Ai është i fokusuar t klubi i rij, por natyrisht shumë i lumtur kur e di se po bën gjithçka mirë”, tha agjenti Beto Yaque për ‘Mundo Deportivo’.

Është raportuar se Messi është prapa shumë spekulimeve, pasi ashtu si te Argjentina, do të dëshironte të luante me Lautaron edhe te Barcelona.

“Messi është lojtari më i mirë në botë, kështu që kur ai ju lavdëron, është nder. Ai ka raporte të mira me Messin, ashtu si me gjithë të tjerët te skuadra e Argjentinës”.

“Lautaro ka pesë vite kontratë me Interin dhe gjithçka që qarkullon në media s’ka të bëjë asgjë me ne. Duhet t’i pyesni ata”. /Gazeta Express/