Laura Fazliu ka vazhduar me fitore në Grand Slamin e xhudos në Tbilis të Gjeorgjisë.
Ajo është kualifikuar në çerekfinale, pasi e mundi në rrethin e tretë spanjollen, Isabel Puche, raporton Gazeta Express.
Laura rrethin e parë e ka kaluar pa luftë, derisa në atë të dytë e ka mposhtur xhudisten, Magdalena Krrsakova.