Laura Fazliu e pandalshme, e fiton medaljen e artë në Evropianin U23 - Gazeta Express
string(67) "laura-fazliu-e-pandalshme-e-fiton-medaljen-e-arte-ne-evropianin-u23"

Laura Fazliu e pandalshme, e fiton medaljen e artë në Evropianin U23

Sport

Gazeta Express

28/10/2022 19:08

Laura Fazliu është kurorëzuar me titullin e kampiones së Evropës.

Ajo ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian U23 të xhudos, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fazliu në finalen e kategorisë deri në 63 kilogramë e mposhti Annabelle Winzig e Gjermanisë.

22-vjeçarja këtë luftë e fitoi me “Ippon”.

Xhudistja kosovare fitoi tri ndeshje për të kaluar në finale. Ajo në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me “Ippon” garuesen lituaneze, Aida Vasiliauskaite.

Në çerekfinale ajo e mposhti me “Ippon” garuesen nga Italia, Flavia Favorini, kurse në finale fitoi me “Wazaari” ndaj hungarezes, Brigitta Varga. /Gazeta Express/