Laura Fazliu e bronztë në Kampionatin Evropian U23 - Gazeta Express
string(50) "laura-fazliu-e-bronzte-ne-kampionatin-evropian-u23"

Gazeta Express

09/11/2020 19:38

Laura Fazliu e bronztë në Kampionatin Evropian U23

Gazeta Express

09/11/2020 19:38

Xhudistja jonë Laura Fazliu (-63kg) sot fitoi të bronztën në Kampionatin Evropian U23 që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Fazliu në ndeshjen e parë mposhti me Ippon rusen Gryzlova.

Lexo Edhe:

Laura në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon garuesen nga Ukraina Anastassia Antipina.

Garuesja jonë në çerekfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon holandezen Nadiah Krachten.

Në gjysëmfinale humbi me Wazaari kundër polakes Angelika Szymanska.

Për medalje të bronztë mposhti me Ippon garuesen sllovene Zarja Tavcar.

Kjo ishte medalja e dytë për Fazliun, pasiqë ajo para 4 ditësh fitoi të argjendtën edhe në Kampionatin Evropian U21.