Laura Fazliu do të ndeshet për të bronztën e Evropianit U-23 - Gazeta Express
string(60) "laura-fazliu-do-te-ndeshet-per-te-bronzten-e-evropianit-u-23"

Gazeta Express

09/11/2020 15:21

Laura Fazliu do të ndeshet për të bronztën e Evropianit U-23

Gazeta Express

09/11/2020 15:21

Laura Fazliu (-63kg) do të ndeshet për medaljen e bronztë të Kampionatit Evropian U23, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Lexo Edhe:

Fazliu në meçin e parë e mposhti me Ippon rusen Gryzlova.

Laura në meçin e dytë më pas e mundi me Ippon garuesen nga Ukraina, Anastassia Antipina.

Garuesja jonë në çerekfinale e mposhti me wazaari dhe ippon holandezen Nadiah Krachten.

Në gjysmëfinale, xhudistja pejane humbi me wazaari nga polakja Angelika Szymanska.

Për medalje të bronztë do të ndeshet kundër garueses sllovene, Zarja Tavcar.

Ndërkohë, Flaka Loxha (-57kg) dhe Erza Muminoviq (-48kg) nuk arritën t’i kalonin meçet e para në këtë Evropian.

Loxha humbi me wazaari dhe ippon nga garuesja franceze Gaetane Deberdt.

Muminoviq humbi me ippon nga spanjollja Mireia Comas Lapuerta.

Blloku final fillon nga ora 16:45. /Gazeta Express/