Profesori Blerim Latifi, ka komentuar në “Pressing” të T7, fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në “Bordin e Paqes” në Uashington.
Ai iu drejtua presidentit amerikan Donald Trump “që të bëjmë diçka për krerët e UÇK-së”.
Latifi, ka thënë se fjalimi i Ramës nuk do të kalojë në heshtje.
“Unë besoj që fjalimi i Ramës nuk do të kalojë në heshtje, për shkak se ajo ëshë administratë amerikane dhe gjithçka përllogaritet dhe konsiderohet si e tillë”, ka thënë ai. /Gazeta Express