Profesori Blerim Latifi ka reaguar për dëshminë e James Rubin në Hagë.
Latifi ka ftuar të krahasohet dëshmia e Rubin, me atë të dëshmitarit nga Kaçaniku që fliste për vjedhje lopësh.
Postimi:
Mjafton të krahasosh dëshminë e sotme të James Rubin me dëshminë e prokurorisë të atij tipit nga Kaçaniku që fliste për vjedhje lopësh, dhe atij tjetrit që e akuzonte UÇK-në se i kishte bërë sehire [magji].
Krejt thelbi i çështjes gjendet në këtë krahasim.