Land Rover-i del nga rruga në aksin Fier-Levan, plagosen dy persona - Gazeta Express
string(66) "land-rover-i-del-nga-rruga-ne-aksin-fier-levan-plagosen-dy-persona"

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2021 9:19

Land Rover-i del nga rruga në aksin Fier-Levan, plagosen dy persona

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2021 9:19

Pas atij në Burrel, një tjetër aksident u regjistrua mëngjesin e kësaj të diele në vendin tonë.

Policia njoftoi se në aksin rrugor Fier-Levan, një mjet tip Land Rover ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar dy persona.

Lexo Edhe:

Fatmirësisht dy të lënduarit kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ditën e sotme një tjetër aksident u regjistrua në Burrel, aty ku një makinë me 6 persona brenda ka dalë nga rruga. Të gjashtë personat janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim të specializuar në Tiranë.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:55, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka dalë nga rruga mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin G. A dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetasit L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.