Automjeti del nga rruga, plagosen 6 persona në Ulëz, me urgjencë drejt Tiranës - Gazeta Express
string(76) "automjeti-del-nga-rruga-plagosen-6-persona-ne-ulez-me-urgjence-drejt-tiranes"

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2021 8:50

Automjeti del nga rruga, plagosen 6 persona në Ulëz, me urgjencë drejt Tiranës

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2021 8:50

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin Burrel-Ulëz, ku si pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 06:30 në vendin e quajtur Bushkash.

Lexo Edhe:

Shtetasi Z. Ç., duke drejtuar makinë e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.