Lampard: Kane do të mungojë tri javë, s’dihet data e kthimit të Pulisicit - Gazeta Express
string(70) "lampard-kane-do-te-mungoje-tri-jave-sdihet-data-e-kthimit-te-pulisicit"

Gazeta Express

21/02/2020 15:13

Lampard: Kane do të mungojë tri javë, s’dihet data e kthimit të Pulisicit

Gazeta Express

21/02/2020 15:13

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, pret të jetë pa mesfushorin N’Golo Kante në skuadër për tri javët e ardhshme, përderisa ka bërë të ditur se ende nuk është caktuar data se kur mund të kthehet Christian Pulisici.

Të Kaltrit e Londrës e humbën mesfushorin fitues të Kupë së Botës në fillim të ndeshjes kundër Manchester Unitedit në Stamford Bridge, që përfundoi me disfatë 2:0 për vendasit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kante arriti të luante vetëm 12 minuta në atë përballje dhe pastaj u detyrua ta lërë ndeshjen dhe të shkojë në zhveshtore për t’u trajtuar nga stafi mjekësor. Tani Lampardi e ka konfirmuar se francezi pritet të kthehet pas rreth tre javësh.

Në anën tjetër, edhe amerikani Christian Pulisic është i lënduar, mirëpo Lampard ka bërë të ditur se ende nuk dihet se kur do të kthehet ai, përderisa Ruben Loftus-Cheek është në dispozicion për herë të parë në këtë sezon.

“N’Golo nuk është i gatshëm të luajë, ka lëndim muskulor. Ngjashëm me atë që e pësoi kundër Arsenalit. Shpresojmë të jetë jashtë skuadrës vetëm për tri javë”, ka thënë Lampard.

“As Pulisic nuk është fati, s’kemi datë për kthimin e tij pasi që lëndimi i tij është i vështirë. Në anën tjetër, Rubeni është në skuadër. Ai nuk është gati të jetë titullar, por është në skuadër”.

“Andreas Christensen e ka marrë një maskë dhe është stërvitur me të, ai është në dispozicion për t’u zgjedhur për ndeshjen e fundjavës. Tammy Abraham është stërvitur në dy ditët e fundit. Ai është kthyer 70 për qind dhe do të jetë në skuadër”. /Gazeta Express/