Lampard: Bayerni ia dha një leksion të vështirë Chelseat - Gazeta Express
string(55) "lampard-bayerni-ia-dha-nje-leksion-te-veshtire-chelseat"

Lampard: Bayerni ia dha një leksion të vështirë Chelseat

Gazeta Express

26/02/2020 8:59

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, dëshiron që skuadra e tij të marrë mësim nga disfata e së martës kundër Bayern Munichut për nivelin e lojës që duhet për të luajtur në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Chelsea pësoi humbje me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër kampionit në fuqi të Gjermanisë të martën, shkaku i dy golave të Serge Gnabryt dhe golit të Robert Lewandowskit, të shënuara në Stamford Bridge, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të Kaltrit e Londrës kishin disa periudha kur tentuan të bëjnë presion, mirëpo rrallëherë e testuan portierin Manuel Neuer. Marcos Alonso u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrjeje të VAR-it për sjellje të pahijshme.

Trajneri i Chelseat, Lampard, e pranoi se skuadra e tij mund të mësojë shumë gjëra nga ajo ndeshje dhe tha se do të duhet ta përdorin këtë fitore në mënyrë pozitive për ta kuptuar nivelin që nevojitet për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

“Ky është futbolli i këtij niveli. Niveli i Bayern Munichut ishte fantastik, ata e kanë një skuadër me të vërtetë shumë të mirë, isha i vetëdijshëm për këtë gjë”, tha Lampard, në konferencën për media pas ndeshjes.

“Përveç nëse arrijmë të bëjmë gjithçka në mënyrë të përsosur, do ta kemi shumë të vështirë. Ne nuk bëmë gjithçka mirë sot. Nuk kishin vetëbesim kur e kishim topin, që ishte zhgënjimi më i madh për mua”.

“Një mësim i vështirë, një realitet për nivelin të cilin duam ta arrijmë – ky është futbolli i Ligës së Kampionëve. Si klub s’kemi qenë duke luftuar në fazën eliminatore për disa vite dhe ky është realiteti se çfarë duhet të bësh”. /Gazeta Express/