Lamine Yamal: Nuk më interesojnë golat si Messi apo Mbappé, dua vetëm ta fitoj Kupën e Botës - Gazeta Express
string(90) "lamine-yamal-nuk-me-interesojne-golat-si-messi-apo-mbappe-dua-vetem-ta-fitoj-kupen-e-botes"

Futboll

Gazeta Express

21/06/2026 12:17

Lamine Yamal: Nuk më interesojnë golat si Messi apo Mbappé, dua vetëm ta fitoj Kupën e Botës

Futboll

Gazeta Express

21/06/2026 12:17

Ylli i ri i Spanjës, Lamine Yamal, ka dhënë një përgjigje të qartë për ata që e krahasojnë vazhdimisht me emra si Kylian Mbappé dhe Lionel Messi sa i përket numrit të golave.

Talenti spanjoll theksoi se nuk është i fiksuar pas statistikave individuale, por ka vetëm një objektiv: të fitojë.

“Të shënoj si Mbappé dhe Messi? Nuk më interesojnë golat. Misioni im është vetëm të fitoj.”

Yamal shpjegoi se stili i tij i lojës është ndryshe dhe se krahasimet me superyllin francez dhe legjendën argjentinase nuk e shqetësojnë.

“Nuk jam i obsesionuar pas golave. Para së gjithash, ata janë të paktën 10 vjet më të mëdhenj se unë dhe stili im i lojës është ndryshe.”

18-vjeçari shtoi se sukseset individuale nuk kanë vlerë nëse skuadra nuk arrin objektivin final.

“Unë dua vetëm të fitoj. Mund të shënosh 16 gola në turne, por të eliminohesh në gjysmëfinale. Unë nuk e dua këtë.”

Në fund, Yamal e bëri të qartë ëndrrën e tij më të madhe:

“Misioni im mbetet i qartë, unë dua vërtet ta fitoj Kupën e Botës.”

Deklarata e tij po vlerësohet gjerësisht nga tifozët, pasi tregon mentalitetin fitues të një futbollisti që, pavarësisht moshës së re, e vendos suksesin e ekipit mbi arritjet personale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement