Mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion është folur mbi rastin e rëndë të abuzimit me të miturën në Tiranë nga një 65-vjeçar.
Detajet e zbuluar më vonë e bëjnë edhe më të rëndë ngjarjen pasi për abuzimin mësohet se kanë patur informacion persona në lagjen ku banonte minorenia si edhe prindërit e saj. Megjithatë ky fakt nuk u denoncua dhe abuzimi vijonte
“Më fal kur lagjja e paska ditur, kur shkolla e paska ditur, kur njerëzit rreth e rrotull e paskan ditur, kur familja e ka ditur dhe ti i kërkon medias sot? Ke një shoqëri të tërë që nuk hapin gojën që është një maskarallëk i tërë publik shoqëror dhe gjykojnë vajzën për këtë”- tha Blendi Fevziu.
Vajza ende ndodhet në shtëpi ndërsa Mirgit Vataj, psikolog i “Alo 116” tha se nesër do të ketë një mbledhje të komitetit ndërsektorial për ta dërguar atë në një qendër sociale.
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh e shqetësuar se çfarë po ndodh aktualisht me vajzën dhe shtoi se ajo kishte tentuar dy herë vetëvrasjen.
Vataj – Do të ketë një ,mbledhje të komitetit teknik ndërsektorial me të gjithë aktorët, që janë shoqëria civile, autoritetet shtetërore
Lala – Po sot çfarë po ndodh me të? Se që do ta çoni nesër në qendër ma thanë edhe mua. A keni informacion që vajza ka tentuar dy herë vetëvrasjen?
Vataj – Nuk dua të flas me detaje pasi nuk dua të ekspozoj situatën duke nxjerrë të dhëna konfidenciale.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...