Lakers triumfon ndaj Nets, Embiid udhëheq 76ers - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

11/04/2021 10:45

Lakers triumfon ndaj Nets, Embiid udhëheq 76ers

Basketboll

Gazeta Express

11/04/2021 10:45

Brooklyn Nets-Los Angeles Lakers ishte sfidë më e bujshme e mbrëmjes në letër, por në praktikë një ndeshje në të cilën peshuan shumë mungesat, edhe pse çuditërisht më shumë te vendasit sesa te kalifornianët, që ia dolën të triumfojnë me shifrat 101-126.

Edhe pse pa LeBron James, Anthony Davis dhe Kyle Kuzma, në fakt, verdhe-vjollcët ia dolën me sukses në “Barclays Center”, duke përfituar nga një sulm i ekuilibruar mirë, me plot 8 lojtarë që e patën me dy shifra numri ne pikëve të shënuara dhe të udhëhequr nga Andre Drummond me 20 pikë dhe 11 rikuperime.

Episodi kryesor i ndeshjes ishte dëbimi me karton të kuq i liderit të Nets, Kyrie Irving në njërën anë dhe Dennis Schröder në anën tjetër, pas një shkëmbimi paksa të tensionuar të fjalëve midis të dyve në parket.

Dy fraksionet e para të lojës ishin të balancuara, por humbja e Irving për gjysmën e dytë të ndeshjes dhe mungesa e James Harden, bëri që Nets të mos mbante më dhe 22 pikët e Kevin Durant të mos mjaftonin për të shmangur humbjen.

Nga humbja e Broklyn Nets përfiton maksimalisht Philadepphia 76ers, që triumfoi me rezultatin 93-117 në transfertën ndaj Ocklahoma City Thunder dhe u ngjit përkohësisht në krye të Konferencës së Lindjes.

Të udhëhequr nga kamerunasi Joel Embiid me 27 pikë, 9 rikuperime e 4 asiste, por edhe një formë mjaft e mirë e turkut Korkmaz, miqtë nga Philadelphia dominuan totalisht sfidën, duke nisur nga fraksioni i parë dhe morën një fitore më se të merituar.

Utah Jazz vijon të bëjë mirë dhe të blindojë pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, pasi triumfoi me shifrat 128-112 ndaj Sacramento Kings në sfidën e zhvilluar në Salt Lake City.

Donovan Mitchel ishte protagonist absolut për Jazz, pasi ia doli të shënojë 42 pikë, të rikuperojë 3 topa dhe të japë 4 asiste, ndërsa për miqtë spikati Fox, por paraqitja e tij e mirë nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e radhës për Kings.

Në sfidat e tjera, Golden State Warriors triumfoi me rezultatin 125-109 ndaj Houston Rockets, Toronto Raptors fitoi me shifrat 115-135 në transfertën ndaj Cleveland Cavaliers, ndërsa Portland Trail Blazers mposhti Detroit Pistons me rezultatin 118-103.