Lakers marin fitoren e parë, në superformë Clippers dhe Brooklyn - Gazeta Express
string(63) "lakers-marin-fitoren-e-pare-ne-superforme-clippers-dhe-brooklyn"

Lakers marin fitoren e parë, në superformë Clippers dhe Brooklyn

Sport

Gazeta Express

26/12/2020 13:26

Mbrëmja e Krishtlindjes i solli fat skuadrës kampione në fuqi të NBA.

Los Angeles Lakers regjistroi fitoren e parë në këtë sezon pasi mposhti në Staples Center me rezultatin e thellë 138-115 Dallas Mavericks.

Lexo Edhe:

Anthony Davis dhe LeBron James fituan betejën me Luka Doncic, me Davis që rezultoi shënuesi më i mirë i sfidës me 28 pikë 8 rebound dhe 5 asiste. Doncic ndërkohë realizoi 27 pikë për Dallas ndërkohë që mbreti James i ndihmoi Lakers-at me 22 pikë 7 rebound dhe 10 asiste.

Pas fitores në derbin ndaj Lakers festoi sërish Los Angeles Clippers që triumfoi në transfertën e Colarados ndaj Denver Nuggets me rezultatin 121-108.

24 pikët e Nikola Jokic dhe 23 të tjera të realizuara nga kanadezi Murray nuk i mjaftuan Denverit ndërkohë që për Clippers dyshja Paul George-Kawhi Leonard realizoi në total 44 pikë, duke i udhëhequr kalifornianët drejt fitores.

Ishin 5 sfidat e NBA që u luajtën në mbrëmjen e Krishtlindjes. Spikat fitorja e Brooklyn Nets në transfertën ndaj skuadrës më të titulluar të NBA, Boston Celtics me rezultatin e thellë 123-95.

Rikthimi nga dëmtimi i Kevin Durant i ka dhënë një tjetër ritëm skuadës nju-jorkeze që iu fal dy yjeve të saj Irving dhe Durant, i pari realizoi 37 pikë ndërsa i dyti ndihmoi ekipin me 29 pikë.

Një fitore shumë të thjeshtë mori edhe Milwaukee Bucks me rezultatin 138-99 ndaj Golden State Warriors, ndeshje ku spikati Middleton me 31 pikë, ndërsa nënkampionët e Miami Heat kaluan pa probleme New Orleans Pelicans me rezultatin 111-98.