Lakers kalojnë në “Play Off”, New Orleans do ta ketë edhe një rast - Gazeta Express
string(63) "lakers-kalojne-ne-play-off-new-orleans-do-ta-kete-edhe-nje-rast"

Lakers kalojnë në “Play Off”, New Orleans do ta ketë edhe një rast

Basketboll

Gazeta Express

17/04/2024 12:32

Los Angeles Lakers kanë siguruar një vend në “Play Off-in” e NBA, falë fitores ndaj New Orleans Pelicans në ndeshjen e “Play-In”.

Lakers fituan me katër pikë epërsi, 106:110. Ndeshjen më mirë e nisin Pelicans, që fituan çerekun e parë me tetë pikë avantazh, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por, Lakers rikthyen fuqishëm në çerekun e dytë, ku ishte vendimtar për fitore në fund.

Këtë periudhë, ekipi kalifornian e mbyllën 16:34. Ndonëse pjesa e dytë i takoi New Orleans 26:23 dhe 30:27, kjo nuk kreu punë për sukses në fund.

Basketbollisti më i dalluar në fitoren e Lakers ishte Lebron James me 23 pikë, nëntë kërcime dhe nëntë asistime. Ai u ndihmua edhe nga dyshja Russell e Davis me 21, respektivisht 20 pikë.

Në anën tjetër, Zion Williamson ishte i mrekullueshëm me 40 pikë, 11 kërcime dhe 5 asistime, por që nuk mjaftuan për ta fituar këtë ndeshje të rëndësishme.

Kështu, Lakers kalojnë në fazën “Play Off”, ku si kundërshtar do ta kenë Denver Nuggets, që përfunduan të dytit në Konferencën e Perëndimit.

New Orleans do të ketë një tjetër shans për të arritur në Play-Off në një duel kundër Sacramento Kings, të cilët mundën në shtëpi Golden State Warriors me rezultat 118:94 dhe fituan një ndeshje shtesë play-in.

Fituesi i duelit mes New Orleans Pelicans dhe Sacramento Kings do të luajë kundër Oklahoma City në Play-Off./Gazeta Express