Lakers fitojnë pas dy vazhdimeve ndaj Milwaukee Bucks - Gazeta Express
string(53) "lakers-fitojne-pas-dy-vazhdimeve-ndaj-milwaukee-bucks"

Basketboll

Gazeta Express

27/03/2024 9:56

Lakers fitojnë pas dy vazhdimeve ndaj Milwaukee Bucks

Basketboll

Gazeta Express

27/03/2024 9:56

Gjatë mëngjesit të sotëm janë zhvilluar katër ndeshje në ligën NBA, por nuk munguan drama dhe emocionet.

Derbi spektakolar u zhvillua mes Milwaukee Bucksit dhe Los Angeles Lakersit, ku triumfuan Lakers pas dy shtesave 128:124, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kur rezultati ishte 124:121 për Lakers, ylli i Bucksit, Giannis Antetokounmpo humbi të dyja gjuajtjet e lira për ta vënë në telashe skuadrën e tij.

Anthony Davis ishte figura kryesore e ndeshjes me double double të çmendur prej 34 pikëve e 23 kërcimeve.

Ai u ndihmua edhe nga Austin Reaves, i cili realizoi trible-double prej 29 pikëve, 14 kërcimeve dhe 10 asistimeve, ndërsa vlen të veçohet mungesa e LeBron James.

Ndonëse ishte figura tragjike, Antetokounmpo realizoi ‘triple-double’ me 29 pikë, 21 kërcime dhe 11 asistime. Damian Lillard shtoi 27 pikë.

Në takimet tjera, Golden State Warriors fitoi përballë Miami Heat me rezultatin 113:92.

Oklahoma City Thunders triumfoi ndaj New Orleans Pelicans me shtatë pikë avantazh, 112:119, kurse Dallas Mavericks ishte bindës në duel me Sacramento Kings, 96:132.