Në kasafortën e vjedhur kishte para dhe dokumente të rëndësishme - Gazeta Express
string(79) "lajmi-i-fundit-ne-kasaforten-e-vjedhur-kishte-para-dhe-dokumente-te-rendesishme"

Në kasafortën e vjedhur kishte para dhe dokumente të rëndësishme

Gazeta Express

22/10/2020 13:40

Një vjedhje ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Fushë-Kosovë, raporton Express

Express mëson se kasaforta e cila u vodh ka pasur para për pagesa të vogla, si dhe dokumente të rëndësishme.

Lexo Edhe:

“Para për pagesa të vogla, shuma minimale, dokumente të ndjeshme”, ka thënë për Express një burim nga AUV.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për vjedhjen e sotme në AUV.

Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit në fjalë”, ka deklaruar Ulaj.

Ndërkohë, lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Express se njësitë policore gjenden në vendin e ngjarjes.

“Me datë 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar Hoxha. /GazetaExpress/