Lajm i mirë, Ferguson i rikthehet ndeshjes së Bashkimit ndaj Yllit - Gazeta Express
string(65) "lajm-i-mire-ferguson-i-rikthehet-ndeshjes-se-bashkimit-ndaj-yllit"

Sport

Gazeta Express

02/03/2024 20:46

Lajm i mirë, Ferguson i rikthehet ndeshjes së Bashkimit ndaj Yllit

Sport

Gazeta Express

02/03/2024 20:46

Terrance Ferguson duket se ka evituar më të keqën të mundshme.

Basketbollisti amerikan është rikthyer sërish në ndeshje dhe tashmë ndodhet në bankën rezervë të Bashkimit, shkruan Gazeta Express.

Tifozët e pranishëm gjithashtu i dhanë përkrahje atij duke brohoritur emrin e tij, pasi Ferguson u rikthye në palestër pak minuta pasi qëndroi jashtë saj.

25-vjeçari u detyrua të largohet në çerekun e tretë në sfidën ndaj Golden Eagle Yllit, që po zhvillohet sonte në “Sezai Surroi”, pasi iu shfaq një problem shëndetëor – që tani fatmirësisht duket se e ka kaluar.

Gjithsesi, mbetet të shihet pas ndeshjes se cili do të jetë njoftimi zyrtar i klubit të Bashkimit rreth gjendjes së Terrance Fergusonit.

/Gazeta Express/