Terrance Ferguson është përballur me probleme shëndetësore në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Bashkimit.
Amerikani është detyruar të largohet në çerekun e tretë në sfidën ndaj Golden Eagle Yllit, që po zhvillohet sonte në “Sezai Surroi”, shkruan Gazeta Express.
Ferguson ra në tokë derisa po vraponte për në fazën e sulmit.
Ndërhyrja nga mjekët ishte e domosdoshme, teksa 25-vjeçari u largua ma barrelë nga palestra.
Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar rreth gjendjes së tij shëndetësore.
/Gazeta Express/