Lajçak kërkesë për unitet politik: Dialogu nuk është përgjegjësi e vetëm një partie - Gazeta Express
string(91) "lajcak-kerkese-per-unitet-politik-dialogu-nuk-eshte-pergjegjesi-e-vetem-nje-partie-politike"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2021 9:07

Lajçak kërkesë për unitet politik: Dialogu nuk është përgjegjësi e vetëm një partie

Lajme

Gazeta Express

02/03/2021 9:07

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka folur para mediave pas takimit që pati me u.d e presidentit, Vjosa Osmanin, raporton Gazeta Express.

Lajcak ka uruar Osmanin dhe Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lexo Edhe:

Tutje, i njëjti ka pasur edhe një porosi për partitë politike në Kosovë.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ka thënë se bisedimet duhet të vazhdojnë, e se dialogu nuk është përgjegjësi vetëm e një ane politike.

“Dialogu do të vazhdojë, mesazhi im përfundimtar është për unitet politik në Kosovë, dialogu nuk është përgjegjësi e një ane apo partie politike, por  e të gjitha partive”, ka thënë ai.

I njëjti tha se këtë porosi do t’ua dërgojë edhe partive tjera të cilat do t’i takojë gjatë vizitës në Kosovë.

“Unë do të takoj edhe partitë tjera politike dhe do të ju kërkoj mbështetjen për cështjen e dialogut”, ka thënë Lajcak./GazetaExpress/