Laboratori i drogës në Fier, SPAK jep detaje: U sekuestrua 430 kg kokainë - Gazeta Express
string(71) "laboratori-i-droges-ne-fier-spak-jep-detaje-u-sekuestrua-430-kg-kokaine"

Laboratori i drogës në Fier, SPAK jep detaje: U sekuestrua 430 kg kokainë

Shqiperi

Gazeta Express

25/11/2022 11:11

SPAK ka dalë sot në një konferencë për mediat në lidhje me operacionin e kryer një ditë më parë ku u zbulua një laborator droge ne Fier.

Kreu i SPAK Arben Kraja bëri të ditur se kanë bashkëpunuar me policinë malazeze.

Lexo Edhe:

“Kemi bashkëpunuar me policinë malazeze. Për t’u vlerësuar qëndrueshmëria e hetimit për t’i shkuar deri në fund”, tha Kraja.

Ndërkohë Prokurori i çështjes dha më tej detaje konkrete. Ai bëri të ditur se janë ekzekutuar 10 masa sigurimi si dhe janë sekuestruar 15 mijë euro, 3 automatik, 3 pistoleta, 108 fishekë, 18 aparate celularë, 5 automjete, 20 paleta me 24 ton pleh artificial, brenda të cilit 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro.

Ekzistonin të dhëna se në maj 2022 në portin e Kolumbisë ishite ngarkuar një ngarkesë me pleh kimik, që do të shkonte në Pire Greqi dhe më pas në Mal të Zi i porositur nga një shtetas shqiptar. Kanë vijuar hetimet dhe nga verifikimi që kanë bërë autoritetet shqiptare rezultoi se porositës i mallit ishte një shtetas shqiptar që kishte hapur një aktivitet tregtar në Shqipëri në 2022.
Pasi sasia me pleh ka mbërritur në Shqipëri janë kryer veprimet doganore.
U pa e udhës që të mos ndaleshin vetëm te porositësi, por dhe të organizatorët, bashkëpunëtorët.

Nga ana e GJKKO janë autorizuar dhe janë pranuar kërkesat tona për arrestimin e 4 persona. 10 masa sigurimi janë ekzekutuar dhe 14 për kontrolle. Janë sekuestruar 15 mijë euro, 3 automatik, 3 pistoleta, 108 fishekë, 18 aparate celularë, 5 automjete, 20 paleta me 24 ton pleh artificial, brenda të cilit 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro, tha prokurori i çështjes.

/Gazeta Express