Labi ndihmon vajzën që nuk ka ecur për vite të tëra, të ngrihet sërish në këmbë - Gazeta Express
string(78) "labi-ndihmon-vajzen-qe-nuk-ka-ecur-per-vite-te-tera-te-ngrihet-serish-ne-kembe"

Labi ndihmon vajzën që nuk ka ecur për vite të tëra, të ngrihet sërish në këmbë

Gazeta Express

12/08/2020 12:09

Labinot Tahiri ka treguar edhe një nga rastet e shumta të ndihmave që ai po bën për njerëzit e Kosovës.

Këngëtari Labinot Tahiri ka ndarë me ndjekësit e tij disa fotografi në një postim për një rast tjetër të ndihmës që ai ka ofruar e që ka nxjerrë rezultate të mira.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për një vajzë e cila tash e disa vite nuk ka mundur të ecë, ndërsa me ndihmën e mjekëve dhe kontributin e Labit ajo sot do të shkojë në shtëpi në këmbë të saj.

Pas këtij rasti, Labi ka njoftuar se menjëherë do të merret me një rast tjetër ndihme në Gjilan./Gazeta Express/