Labi blen 5000 maska, tregon me çfarë çmimi i ka marrë - Gazeta Express
string(53) "labi-blen-5000-maska-tregon-me-cfare-cmimi-i-ka-marre"

Labi blen 5000 maska, tregon me çfarë çmimi i ka marrë

Gazeta Express

27/02/2020 12:58

Labinot Tahiri ka blerë 5000 maska higjienike

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka njoftuar se ka arritur t’i sigurojë 5 mijë maska për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Lexo Edhe:

Tahiri përmes një statusi në ‘Facebook’, ka treguar se këto maska do t’u dhurohen falas qytetarëve.

Sot, menxi kam siguruar 5000 cop maska nga 67 cent, gjë që e falenderoj një mik timin që mi ka gjetur dhe do mi sjell sot! Mbrem, nga 10 cent, janë rritur çmimet në 30 cent e me vonë 1 euro në disa barantore në vend se të ju dhurohen falas qytetarëve…! Ishall askujt nuk i bje ajo semundje, por ne do ti dergojmë fillimisht nëpër shkolla përmes institucioneve”, shkruan Labi në postimin ku tregon se këto maska i ka blerë për qytetarët.

Ai më pas ka treguar se i ka shpërndarë disa nga maskat e blera, kurse zbulon se do të bisedojë edhe me drejtorë të shkollave për të dërguar edhe atje disa.

“Të dashur miq unê veprova tani na mbetet me u takua me drejtorat e shkollave dhe qe ti shpêrndaj se paku nga 200-300 në ndonje shkollë! Me shumë perpjekje janë siguruar sepse nuk ka! Nese mundemi do të siguroj edhe numër tjetër”, shkruan Labi në videon e postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook. /Gazeta Express/