Një gazetare australiane, e cila e la punën e saj si prezantuese në radio për të dhënë vlerësime mbi makinat luksoze në Instagram, fiton më shumë se 4 milionë dollarë në vit nga postimet në këtë rrjet social.
Alex Hirschi u largua nga Kuinslendi për në Dubai, në vitin 2008, ku prezantoi një emision radiofonik mbi makinat për 5 vite, përpara se të niste karrierën në rrjetet sociale si “Bjondja e supermakinave”.
34-vjeçarja sot është “makinfluencerja” më e suksesshme e botës, me 14,3 milionë ndjekës, dhe faqja Leasing Options llogarit se ajo fiton rreth 4 milionë dollarë çdo vit falë marrëveshjeve me markat e mëdha të automobilëve.
Hirschi i ka të mbushura rrjetet sociale me fotografi ku ajo pozon pranë makinave më luksoze në qarkullim, si Ferrari, Aston Martin apo Pagani.
Videoja e saj më e pëlqyer në TikTok është e dhjetorit 2020, kur Hirschi teston makinën-koncept të Rolls Royce, 103X, një makinë elektrike që ecën vetë dhe nuk ka timon.


Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...