La Liga do të luhet pa tifozë nëse rinis sezoni - Gazeta Express
string(47) "la-liga-do-te-luhet-pa-tifoze-nese-rinis-sezoni"

La Liga do të luhet pa tifozë nëse rinis sezoni

Gazeta Express

02/04/2020 16:02

Tashmë asgjë nuk është e njëjtë.

Koronavirusi e ka bërë të tijën, duke paralizuar gjithë botën, derisa ka ndërprerë edhe aktivitetet sportive.

Lexo Edhe:

Ideja është që Ligat të rikthehen në aksion, por tani për tani duket ë vështirë, pasi COVID në Spanjë ka mbytur mbi 10 mijë persona, kurse mbi 100 mijë janë të infektuar.

Sido që të jetë, GOAL ka mësuar nga burime të sigurta se në Spanjë është duke u diskutuar mundësia që të luhet pa tifozë.

Sipas Goal, nëse rinis sezoni në La Liga, tani ideja është vetëm që ta përfundojnë sa më parë dhe të nxjerrin një kampion për t’i dhënë fund një edicioni që do të mbahet mend gjatë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

La Liga s’do të jetë e njëjta, jo këtë sezon, pasi në çdo stadium po mendohet në gjitha ndeshjet e mbetura, të luhet pa tifozë.

Aktualisht lider është Barcelona me dy pikë më shumë se Real Madridi. /Gazeta Express/