“Edhe pse ne s’mund të jemi bashkë me motrat, shpresojmë që të bashkohemi përsëri”, ka shkruar Kylie Jenner duke uruar kështu Kim, Kourtney, Khloe dhe Kendall për shëndet në Ditën Kombëtare të Motrave në SHBA
Kjo e premte është Dita Kombëtare e Motrave në SHBA dhe motrat e klanit Kardashian/Jenner kanë qenë të parat që ia kanë uruar njëra tjetrës.
Kylie Jenner ishte e para e cila uroj duke sjell kujtime me motrat e saj Kourtney (40), Kim, (39), Khloe (35) dhe Kendall (24), kur ato u bashkuan për linjat e kozmetikës për Kylie.
“Gëzuar #ditënkombëtaretemotrave të gjithëve”, ka shkruar miliarderja 22 vjeçare në foton që ka shpërndarë me Kylie Cosmetics në Instagram.
“Edhe pse shumica nga ne nuk mund të jemi bashkë tani, ne e dimë se shumë shpejt do të takohemi! Mesazhe, thirrje apo FaceTime me motrat e juaja sot duke shpërndarë sa më shumë dashuri”. /GazetaExpress/








Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...