Ky zvarranik jetoi dhe fluturoi para 168 milionë viteve në Tokë - Gazeta Express
string(63) "ky-zvarranik-jetoi-dhe-fluturoi-para-168-milione-viteve-ne-toke"

Ky zvarranik jetoi dhe fluturoi para 168 milionë viteve në Tokë

Mistere

Gazeta Express

07/02/2024 21:39

Krahët, shpatullat, këmbët dhe shtylla kurrizore e zvarranikut fluturues u gjetën në një gur në plazh, por fatkeqësisht jo kafka e fosilit, shkruan BBC .

Shkencëtarët u befasuan kur zbuluan mbetjet e kësaj specie unike të zvarranikëve, të quajtur pterosaur, në bregun perëndimor të Skocisë, pasi më parë mendohej se kjo specie jetonte kryesisht në atë që sot është Kina.

Lexo Edhe:

Krijesa, e quajtur “Ceoptera”, është pterosauri i dytë i gjetur në ishullin Skye dhe e ka marrë emrin nga fjala “ceo”, që do të thotë mjegull në dialektin skocezo-gaelik.

“Fosile nga periudha e Jurasikut të Mesëm janë jashtëzakonisht të rralla. Të gjesh diçka nga ajo periudhë kohore që është më shumë se një kockë është vërtet emocionuese”, tha Dr Liz Martin-Silverstone nga Universiteti i Bristolit.

Shkencëtarët besojnë se pterosauri ndoshta kishte një hapje krahësh 1-1,5 metra.

Profesori Steve Brusat, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim, thotë se fosili është unik për Skocinë. Hulumtimet vërtetojnë se ekzistonte një lloj pterosauri midis fazave primitive dhe të avancuara të evolucionit.

“Kjo është koha para zogjve, kur pterosaurët sundonin qiejt. “Ky hulumtim tregon se pterosaurët ishin kafshë të zakonshme në Skoci, që fluturonin mbi kokat e dinosaurëve,” tha ai.