Ky Real Madrid nuk është për titull, Barça mbetet lidere e La Ligës - Gazeta Express
string(66) "ky-real-madrid-nuk-eshte-per-titull-barca-mbetet-lidere-e-la-liges"

Gazeta Express

08/03/2020 22:58

Ky Real Madrid nuk është për titull, Barça mbetet lidere e La Ligës

Gazeta Express

08/03/2020 22:58

Betisi e ka mposhtur 2-1 Real Madridi, për t’ia humbur kreun e La Ligës. Tani Barcelona është liderë me 58 pikë.

Pas fitores në El Clasico 2-0, u mendua se Real Madridi ka marrë zemër dhe do të fitojë ndeshje pas ndeshje që të ruajë kreun dhe në të fund të shpallet kampion, por jo, Reali i Zinedine Zidane ka probleme.

Ashtu si xhiron e kaluar në udhëtim, Los Blancos janë mposhtur përsëri, pas Levantes, edhe Betisi ia ka marrë pikët e plota Realit, duke e mposhtur 2-1, raporton Gazeta Express.

Të parët në epërsi kaluan vendasit. Sidnei realizoi në minutën 40’ pas një pakujdesia në mbrojtjen e Realit.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, Karim Benzema e konvertoi në gol një penallti të fituar nga Marcelo, për rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, Betis ishte sërish fantastike, por golin e realizoi pas gabimeve amatoreske të lojtarëve të Realit.

Ramosi i pa vendosur mirë dhe një gabim i tmerrshëm i Benzemas, i kushtoi me gol Realit në minutën e 82’, shënoi Tello, për t’ia shkaktuar humbjen e dytë me radhë në udhëtim në La Liga dhe për t’ia humbur kreun në La Liga.

Pas kësaj humbje, Reali humbi edhe vendin e parë, tani ka 56 pikë, dy më pak se lideri i ri me 58, Barcelona. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement