Gazetari Vullnet Krasniqi bëri sonte një rrëfim të ndjerë para publikut shqiptar, ku u bë personi i parë që e pranoi publikisht se është homoseksual.
Pas këtij rrëfimi kanë qenë administratorët e tij që kanë postuar një video me një shkrim për rrëfimin e Vullnetit në Big Brother VIP Kosova 3.
“Jeta që lëmë pas rrethohet nga kujtimet e mira e ndonjëherë edhe kujtimet jo të mira. Pikërisht këto kujtime që lëmë pas na bëjnë pikërisht ai person që jemi sot. Gjithçka rreth meje nuk është vetëm gazetaria siç do doja të ishte. Dhe sa i përket Vullnetit, ky jam unë”, thuhet në këtë video që administratoret e Vullnetit e postuan në Instagram.
Gazetari Vullnet Krasniqi bëri rrëfimin sonte në Prime të Big Brother VIP Kosova 3 derisa ai mori një mbështetje të madhe nga figurat e ndryshme publike në Kosovë. /GazetaExpress/
Videon mund ta ndiqni në linkun më poshtë:
https://www.instagram.com/p/DEGTAyCsrTuakef00-bDQDOsaifTgn5Ak33bWo0/
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...