Një diamant i rrallë me ngjyrë rozë-vjollcë është vendosur në shitje, nga shtëpia e ankandit Sotheby’s që vlerëson se ajo mund të arrijë deri në 38 milionë dollarë.
Guri i çmuar 14.83 karat, i quajtur “Shpirti i Trëndafilit”, do të dalë në shitje në Zvicër muajin tjetër, më shumë se tre vjet pasi u zbulua në një minierë në verilindje të Rusisë.
Duke marrë emrin nga baleti rus i vitit 1911 “Le Specter de la rose”, xhevahiri u pre nga një diamant edhe më i madh i përafërt.
Sipas Gary Schulet, kryetar i sektorit të bizhuterive të Sotheby, veçantia e diamantit është madhësia dhe ngjyra e tij. Po ashtu, ai i përket një nëngrupi të rrallë të diamanteve që përmbajnë pak ose aspak azot.
Megjithatë vlera e diamantëve rozë po rritet shpejt se e çdo ngjyre tjetër, sipas organizatës jofitimprurëse Fancy Color Research Foundation, e cila zbuloi se çmimet u rritën me 116% midis 2010 dhe 2019.
Në vitin 2017, një diamant rozë 59.60 karat i njohur si Ylli Rozë u bë xhevahiri më i shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në ankand kur ai u shit për 71.2 milion dollarë në Sotheby’s në Hong Kong. /Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...