string(100) "kuvendi-njofton-edhe-zyrtarisht-te-merkuren-tentativa-e-26-per-konstituimin-e-legjislatures-se-nente"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 14:49

Kuvendi njofton edhe zyrtarisht, të mërkurën tentativa e 26 për konstituimin e legjislaturës së nëntë

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 14:49

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 4 qershor, duke shënuar kështu përpjekjen e 26-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë që kandidatja e saj, Albulena Haxhiu, të votohet për kryetare të Kuvendit përmes një procesi të fshehtë votimi, për të cilin duhet fillimisht të formohet një komision i përkohshëm.

Por kjo kërkesë po has në kundërshtimin e ashpër të opozitës, e cila nuk po merr pjesë në votim, duke pamundësuar kuorumin e nevojshëm.

Seanca do të fillojë në orën 11:00, ndërkohë që ngërçi institucional në vend ka hyrë tashmë në muajin e pestë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.