Kuvendi dështoi tri herë në votimin e ligjit, vendoset të ndërrohet - Gazeta Express
string(66) "kuvendi-deshtoi-tri-here-ne-votimin-e-ligjit-vendoset-te-nderrohet"

Gazeta Express

23/09/2020 20:14

Kuvendi dështoi tri herë në votimin e ligjit, vendoset të ndërrohet

Gazeta Express

23/09/2020 20:14

Shtyhet konkursi për Komisionerin e Agjencisë për Informim e Privatësi, iniciohet ndryshimi i ligjit.

Konkursi për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dështoi për të tretën herë radhazi.

Lexo Edhe:

Ndonëse një herë u propozuan tre emra për këtë pozitë, në Kuvend asnjëri nga ta nuk mori votat e nevojshme.

E për këtë çështje diskutua këtë të mërkurë në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë.

Këta të fundit vendosën që ta ndërrojnë ligjin.

Këtu u kërkua që ndryshmet ligjore të ndodhin me procedurë të përshpejtuar.

E dështimin e zgjedhjes së Komisionerit për disa herë radhazi, Flutura Kusari aktiviste, po e konsideron si negative.

Sipas Kusarit, përgjegjësinë për dështimin e përzgjedhjes së Komisionerit e bartin partitë politike të cilat nuk arritën konsensus në mes tyre.

Sipas Kusarit, deri sa të zgjidhet një person për pozitën e Komisionerit për Informim dhe Privatësi, shoqëria civile do ta ketë të vështirë casjen në dokumente publike .

Si pasoj e dështimit të këtyre konkurseve për Komisionerin për Informim dhe Privatësi, Ambasada Britanike ishte larguar nga ky konkurs duke mos dashur të harxhojnë kohë dhe para në këtë proces.