Kuvajti raporton dronë “armiqësorë” në hapësirën ajrore, reagojnë autoritetet - Gazeta Express
string(74) "kuvajti-raporton-drone-armiqesore-ne-hapesiren-ajrore-reagojne-autoritetet"

Lajme

Gazeta Express

10/05/2026 14:01

Kuvajti raporton dronë “armiqësorë” në hapësirën ajrore, reagojnë autoritetet

Lajme

Gazeta Express

10/05/2026 14:01

Autoritetet në Kuvajt kanë bërë të ditur se kanë identifikuar disa dronë të konsideruar si “armiqësorë” në hapësirën e tyre ajrore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Saud Abdulaziz al Atwan, deklaroi se autoritetet kanë reaguar sipas procedurave të përcaktuara, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e incidentit apo origjinën e dronëve.

Ende nuk dihet se nga kanë ardhur pajisjet fluturuese, ndërsa hetimet dhe verifikimet vazhdojnë.

Ky zhvillim vjen pas një tjetër incidenti të ngjashëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku autoritetet raportuan ndërhyrje ndaj kërcënimeve me raketa dhe dronë që, sipas tyre, kishin origjinë nga Irani. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement