Kushtetuesja pezullon zbatimin e Ligjit për Paga - Gazeta Express
string(37) "kushtetuesja-pezullon-ligjin-per-paga"

Kushtetuesja pezullon zbatimin e Ligjit për Paga

Gazeta Express

12/12/2019 14:20

Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta pezullojë deri më 30 mars të vitit 2020 zbatimin e Ligjit për Paga, raporton Express

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Kushtetuesja ka njoftuar se ka vendosur “TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, në kohëzgjatje të njëjtë”.

Lexo Edhe:

Kushtetuesja gjithashtu ka miratuar propozimin e Gjyqtares Raportuese që, bazuar në rregullin 55 [Amicus Curiae] të Rregullores së punës së gjykatës, të ftohet Komisioni i Venecias që të dorëzojë një Opinion lidhur me Ligjin për Pagat.

Ndryshe, Avokati i Populli i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese gjatë javës së kaluar për të vlerësuar përputhshmërinë e këtij Ligji me Kushtetutën e Kosovës. Ky institucion kishte kërkuar edhe vendosjen e masës së përkohshme ndaj zbatimit të këtij Ligji deri në një vendim përfundimtar nga Kushtetuesja.

Me dërgimin e këtij Ligji në Kushtetuese, pagat nuk do të dalin me rritje. Për këtë kishte paralajmëruar ditë më parë edhe këshilltari i Ministrit të Financave, Lulzim Rafuna.

Rafuna kishte se nëse Avokati i Popullit vendos që ta dërgojë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, atëherë do të kthehet në implementim ligji i vjetër, duke siguruar që të gjithë punonjësit shtetërorë do të marrin pagat por pa rritje.

“Në rast se ndodh që Avokati i Popullit ta dërgon në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo gjykatë sjell ndonjë aktvendim me të cilin do ta pezullojë një pjesë të tij apo në tërësi ligjin, atëherë do të veprojmë konform këtij vendimi të Kushtetueses”, kishte thënë Rafuna.

Deri tani, tri sindikata kanë paralajmëruar kolaps të shtetit, nëse pezullohet ligji. /Gazeta Express