Ligji për Paga shkon në Kushtetuese - Gazeta Express
string(35) "ligji-per-paga-shkon-ne-kushtetuese"

Gazeta Express

05/12/2019 15:40

Ligji për Paga shkon në Kushtetuese

Gazeta Express

05/12/2019 15:40

Avokati i Popullit sapo i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave, raporton Express.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Kushtetueses, Veton Dula.

Lexo Edhe:

“Në Gjykatën Kushtetuese sapo është parashtruar kërkesa përkitazi me Ligjin për pagat nga Avokati i Popullit”, ka thënë Dula.

Ndryshe, me dërgimin e këtij Ligji në Kushtetuese, pagat e dhjetorit mund të mos dalin me rritje. Për këtë kishte paralajmëruar ditë më parë edhe këshilltari i Ministrit të Financave, Lulzim Rafuna.

Rafuna kishte se nëse Avokati i Popullit vendos që ta dërgojë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, atëherë do të kthehet në implementim ligji i vjetër, duke siguruar që të gjithë punonjësit shtetërorë do të marrin pagat por pa rritje.

“Në rast se ndodh që Avokati i Popullit ta dërgon në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo gjykatë sjell ndonjë aktvendim me të cilin do ta pezullojë një pjesë të tij apo në tërësi ligjin, atëherë do të veprojmë konform këtij vendimi të Kushtetueses”, kishte thënë Rafuna./Gazeta Express