Kush propozoi në Uashington që Ujmani të quhet Trump Lake - Gazeta Express
string(57) "kush-propozoi-ne-uashington-qe-ujmani-te-quhet-trump-lake"

Gazeta Express

09/09/2020 17:30

Kush propozoi në Uashington që Ujmani të quhet Trump Lake

Gazeta Express

09/09/2020 17:30

Gazetari Berat Buzhala në emisionin Frontal në T7 ka zbuluar disa detaje nga vizita në Uashington, e pakënaqësitë që kanë pasur pala kosovare mes vete, raporton Gazeta Express.

Buzhala ka thënë se AAK ka kërkuar që emri i Liqenit të Ujmanit në marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë të jetë Ujman e jo Gazivodë.

Lexo Edhe:

Ai tha se në marrëveshje ka mbetur megjithatë Gazivodë dhe se AAK s’ka mundur të ndryshojë tekstin e marrëveshjes. Pikërisht për këtë sipas tij ka dalë propozimi që Liqeni të quhet Trump Lake.

Buzhala ka treguar edhe nëse është ndryshuar pika e marrëveshjes së Ujmanit pas kërcënimit të AAK’së se do të lëshojnë Qeverinë.

“AAK ka qenë e pakënaqur, tha ne do e lëshojmë Qeverinë. Të enjten pasdite janë bërë ndryshimet, kur është prezentuar drafti i palëve, palët i kanë dhënë vërejtjet e veta. Të premten është paralajmëruar dorëheqja, Shtëpia e Bardhë ka fol me Haradinajn, kanë thanë ky tekst kalon, kushdo që bën problem ka me pas probleme me neve. Nuk ka ndryshuar marrëveshja, të premten vetëm kanë pas me nënshkru”

“Palët dy javë më herët i kanë ditë agjendat, kur kanë shkuar atje krejt palët i kanë pas vërejtjet. Pala serbe ka qenë shumë e pakënaqur me Izraelin, për këtë arsye nuk e kemi nënshkruar bashkë draftin”, ka deklaruar Buzhala./GazetaExpress/