Kush po i djeg veturat në Veri - Gazeta Express
string(30) "kush-po-i-djeg-veturat-ne-veri"

Gazeta Express

10/12/2019 9:17

Kush po i djeg veturat në Veri

Gazeta Express

10/12/2019 9:17

Pronari i dy veturave, që janë djegur në fundjavë në Leshak të Leposaviqit, njëra me tabela të Shabacit dhe vetura tjetër me tabela të Beogradit, T.S. nga Novi Pazari, është në kërkim të MUP-it të Serbisë, për shkak se ai i takonte një formacioni të sigurisë dhe për dyshime në disa vepra kriminale, shkruan sot gazeta Zeri

Pas një kohe relativisht të gjatë janë kthyer rastet e djegies së veturave në katër komunat veriore të Kosovës. Në fundjavë janë djegur dy vetura në Leshak të Leposaviqit, derisa Policia ka dyshime se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Branisllav Radoviq, zëdhënës i Policisë së Kosovës për veriun, i ka thënë “Kossev”-it se “të shtunën në orët e hershme të mëngjesit në rrugën ‘Vëllezërit Matoviq’ në komunën e Leposaviq është shkaktuar një zjarr nga i cili janë përfshirë dy vetura, njëra e markës ‘Passat’ ngjyrë e bardhë me tabela të Shabacit të Serbisë dhe tjetra ‘Reno Megan’, ngjyrë e kaltër, me regjistrim të Beogradit, që të dy ato pronë e T.S. (1975) nga Novi Pazari. Pronari i këtyre veturave dyshohet të jetë person në kërkim nga policia e Serbisë, për shkak të përfshirjes së tij në disa veprave kriminale, por Policia e Kosovës nuk ka dhënë hollësi për këtë. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë pjesëtarët e Njësisë së Zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar zjarrin, si dhe policët e hetuesi nga Stacioni i Policisë në Leposaviq, Forenzika dhe Hetuesi Policor Rajonal.

Lexo Edhe: