Kush janë dy personat që i shpëtuan atentatit në Fushë-Krujë vetëm me plagosje (emrat) - Gazeta Express
string(84) "kush-jane-dy-personat-qe-i-shpetuan-atentatit-ne-fushe-kruje-vetem-me-plagosje-emrat"

Kush janë dy personat që i shpëtuan atentatit në Fushë-Krujë vetëm me plagosje (emrat)

Shqiperi

Gazeta Express

09/01/2022 19:21

 Gentjan Bejtja dhe Klodjan Stafuka, janë dy personat e plagosur që u paraqitën pak më parë në spitalin e “Traumës”.

Burimet bëjnë të ditur se dy personat e plagosur i kanë shpëtuar një atentati të ndodhur në rrugë. Të shtënat e atentatorëve kanë kapur vetëm Gentjan Bejtjan i cili udhëtonte në të njëjtën makinë me Klodjan Stafuka.

Lexo Edhe:

Ky i fundit ka mbetur i plagosur nga dalja e makinës nga rrugë si pasojë e humbjes së kontrolli pas të shtënave me armë zjarri.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Gentjan Bejtja ka marrë një plumb në krah dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nën kujdesin e mjekëve është edhe i dëmtuari nga aksidenti Klodjan Stafuka.