Kush ishte brenda Audi-t luksoz që shkaktoi aksidentin me 4 të vdekur në Vlorë - Gazeta Express
string(78) "kush-ishte-brenda-audi-t-luksoz-qe-shkaktoi-aksidentin-me-4-te-vdekur-ne-vlore"

Kush ishte brenda Audi-t luksoz që shkaktoi aksidentin me 4 të vdekur në Vlorë

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2021 10:53

Mësohen emrat e tre të rinjëve të cilët ndodheshin në mjetin tip Audi që u përfshi në aksidentin e rëndë në aksin Vlorë-Levan. Ata janë identifikuar si Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën, por njëri në gjendje më të rëndë.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 08:20 të mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Panaja në vendin e quajtur ‘Kripa’.

Lexo Edhe:

Mjeti luksoz tip ‘Audi’ i cili po lëvizte me shpejtësi tepër të lartë në drejtim të Vlorës, ka goditur nga mbrapa një automjet tip Toyota me targa greke, në të cilin po udhëtonin 4 anëtare të një familjeje.

Goditja e fortë ka bërë daljen e mjetit Toyoyta nga rruga dhe vdekjen e anëtarëve të familjes Gushi nga Patosi

Anëtarët e kësaj familjeje që kanë ndërruar jetë janë: Eduart Gushi, 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana Gushi, 33 vjeçe, si dhe fëmijët e mitur Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.