Princ Dobroshi është nga Kosova, është i identifikuar si bos i krimit. Dikur ishte shumë aktiv në Evropë, sidomos gjatë viteve 1990 dhe merrej me trafik droge dhe kontrabandë armësh. Që nga viti 2006 ai jeton në Kosovë
Në vitin 1993 ai u arrestua në Norvegji dhe u dënua me 14 vjet burg për trafik të heroinës, gjithashtu ishte i akuzuar në Suedi dhe Danimarkë.
Në një operacion të koordinuar mirë, ai u arratis nga burgu Ullersmo në vitin 1997.
Ai pas arratisjes nga burgu në Norvegji, veprimtarinë e tij kriminale e vazhdoi në Republikën Çeke, grupi i të cilit shpejt dominoi trafikun e drogës.
Më 23 shkurt 1999 ai u arrestua përsëri, por tash në kryeqytetin e Çekisë, në Pragë.
Më 6 shtator 2000, ai ishte marrë në pyetje nga gjykata në burgun e rrethinës Ringerike, për shkak të sigurisë së lartë.
Por çka ndodhi, intervistat u anuluan për shkak se autobusi që mbante anëtarët e gjykatës, u përplas me një kamion, ku mbetën të vdekur 3 anëtarët e saj.
Toka nëntokësore kriminale kishte planifikuar një sulm të armatosur në burgun e Pankrác, por në gusht 1999 Dobroshi u ekstradua në Norvegji për të përfunduar dënimin e tij.
Ai u lirua me kusht për “sjellje të mirë” në janar 2005. Ai pastaj u kthye në Republikën Çeke dhe qëndroi atje për tre muaj deri sa skadoi viza e tij. Më vonë, ai u kthye në Pejë, Kosovë.
Ai kishte pranuar se kishte miqësinë me Arfan Qadeer Bhatti, i cili u arrestua në Norvegji me akuzën e planifikimit të terrorizmit të ambasadave izraelite dhe amerikane në Oslo, Norvegji.
Që nga shtatori 2006, ai jetonte në Kosovë, ndërsa gruaja e tij shqiptare dhe dy fëmijët e tyre jetonin në Pragë.
Ndërsa sot, Policia e Kosovës përmes një komunikate lajmëroi arrestimin e tij, për shkak të një përleshjeje në qytetin e Pejës dhe për armëmbajtje pa leje.
Dobroshit, po ashtu, i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.