Kush është Peter Magyar në Kosovë? LVV e opozita dallime edhe rreth ndërrimit të pushtetit në Budapest - Gazeta Express
string(101) "kush-eshte-peter-magyar-ne-kosove-lvv-e-opozita-dallime-edhe-rreth-nderrimit-te-pushtetit-ne-budapest"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 14:12

Kush është Peter Magyar në Kosovë? LVV e opozita dallime edhe rreth ndërrimit të pushtetit në Budapest

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 14:12

Fitorja e Peter Magyar në Hungari u festua disi edhe në Kosovë. Për lajmin e jashtëzakonshëm të rrëzimit të Viktor Orban nga pushteti pas 16 vjetësh, reagoi edhe Lëvizja Vetëvendosje, partia e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Ndërsa në Hungari votuesit goditën një model qeverisjeje të akuzuar për përqendrim pushteti dhe përplasje me standardet demokratike, diçka për të cilën opozita e kritikon edhe qeverisjen aktuale pas 6 vjetësh qeverisje në Kosovë, deputetë të partisë në pushtet krahasuan fitoren e Magyarit me fitoret e Kurtit në zgjedhje në një mënyrë që jo vetëm i relativizon kontekstet, por krijon edhe pak paradoks politik.

Gazeta Express

Viktor Orban, kryeministri nacionalist hungarez u rrëzua nga pushteti pas 16 vjetësh. Peter Magyar, avokati 45-vjeçar u bë fytyra e këtij ndryshimi historik në Hungari të dielën në zgjedhjet parlamentare.

I pari që reagoi nga opozita në Kosovë ishte deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, i cili e krahasoi Qeverinë Kurti me atë të Orbanit.

“Nëse në Hungari nuk ka pi ma ujë popullizmi dhe i ka ardhë fundi, e njëjta duhet edhe mundet me ndodhe ne Kosove, me 7 ose 14 qershor 2026!”, shkroi Tahiri në Facebook.

Ndërsa Budapesti kishte një natë feste të dielën, figura e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë së Kurtit që qeveris me vendin për afro 6 vjet, nxituan të shkruanin diçka për lajmin kryesor të asaj dite.

Ndër ta ishte edhe Kurti që pati vetëm një urim për Magyar.

“Kosova mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat e Bashkimit Europian dhe presim të punojmë së bashku”, shkroi ai në një postim në X.

Ndërsa deputetët e LVV-së tentuan t’i japin “kahje” fitores së opozitarit hungarez duke e krahasuar me ardhjen e Kurtit në pushtet para bukur do vjetësh.

“Rënia e Viktor Orbán shënon një kthesë të madhe për Evropën. Një nga figurat më simbolike të së djathtës ekstreme dhe aleat i afërt i Aleksandar Vučić po i afrohet fundit të epokës së tij politike. Kjo është më shumë se një zhvillim i zakonshëm është një goditje e fortë ndaj një politike që për vite ka sfiduar vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik. Një kapitull po mbyllet. Një tjetër po hapet. Urojmë në të mirën tonë”, shkroi fillimisht deputeti Artan Abrashi në një postim në Facebook.

Bashkëpartiakja e tij, Arbëreshë Kryeziu, shkroi gjithashtu të dielën në mbrëmje se “mori fund pushteti 16 vjeçar i Viktor Orban në Hungari”. Tha se si ai u ndëshkua me votë nga qytetarët për politikat e tij jo demokratike dhe anti-BE.

“Afërsia e Orban me Putinin dhe Vuçiqin, sot u bë goditje ndaj keqorientimit të tij politik. Në anën tjetër, BE-ja është treguar e shqetësuar me çfarë po ndodhë në Serbi dhe se Komisioni Evropian po vlerëson nëse i përmbushë ende kriteret për të marrë fonde nga instrumentet financiare të BE-së. A po vjenë koha kur do të shohim një qasje ndryshe të BE-së ndaj atyre që po e shkelin demokracinë dhe po rrezikojnë stabilitetin e vendeve tona?”, shkroi ajo.

Deputetja donte të thoshte se, sipas saj, politikanë si Orbani kishte dhe ka edhe në Kosovë, dhe se fitorja e Magyarit, e cila u pa si frymëzuese, është në fakt si ato të Kurtit në Kosovë në vitet 2021 dhe 2025.

“Orbanat e Kosovës kanë rënë përfundimisht në vitin 2021, ndërsa rënia e tyre u vulos edhe njëherë në vitin 2025. Një kapitull që është mbyllur, por që do të mbetet gjatë në kujtesën e disave”, shkroi ajo të hënën.

Pak minuta para saj, të njëjtin narrativ e kishte artikuluar edhe Adnan Rrustemi, deputeti tjetër i LVV-së.

“Ajo çfarë ndodhi dje në Hungari, në Kosovë ka ndodhur në vitin 2021, më 14 shkurt. Atë ditë të ftohtë dimri, i dhamë fund keqqeverisjeve 20 vjeçare, korrupsionit e zhvatjes nga brenda, sikurse koncesioneve e nënshtrimit ndaj Serbisë”, shkroi ai.

Fitorja e Magyarit ishte lajm i mirë për Bashkimin Eruopian, që ka pasur vërejtje serioze edhe ndaj qeverisjes në Kosovë, që në një rast çuan deri në vendosjen e disa masave ndëshkuese ndaj vendit. Ky fakt do të tingëllonte ironik për deputetët e LVV-së që vendosën viza lidhëse mes ndryshimit të pushtetit në Hungari dhe ndryshimit të pushtetit në Kosovë.

Këtu qëndron edhe kontradikta: një zhvillim që në thelb lidhet me ndëshkimin elektoral të një lideri për praktika të akuzuara si jodemokratike, u përdor nga deputetë të LVV-së për ta legjitimuar një qeverisje që vetë ka qenë objekt kritikash të vazhdueshme nga Bashkimi Europian.

Në një analizë mbi mësimet që mund të nxjerren nga humbja e Orbanit, CNN renditi si të parën vështirësinë e “internacionalizimit të nacionalizmit”.

Një arsye pse fushata e Orbanit u fokusua kaq shumë në politikën e jashtme është se bilanci i tij i brendshëm ishte kaq i dobët. Ky është një tjetër mësim nga humbja e tij: populizmi ka të bëjë me fitimin e ditës, javës, ciklit të lajmeve. Për të funksionuar, ky model qeverisjeje “betejë pas beteje” ka nevojë për një rrjedhë të vazhdueshme armiqsh, shkroi CNN. Orban gjeti shumë: OJQ-të, universitetet liberale, George Sorosin, lëvizjen LGBTQ, Bashkimin Europian.

Pa arritje konkrete për të treguar, CNN shkroi se fushata e Orbanit synoi t’i frikësonte hungarezët për të votuar për Fidesz duke u paraqitur si “zgjedhja e sigurt” për ta mbrojtur Hungarinë nga kërcënimet e pretenduara.

Advertisement
Advertisement
Advertisement