Kush ësht nipi i deputetit të PS që u përfshi në terrorizimin me kallash në Lezhë, i arrestuar edhe në Belgjikë - Gazeta Express
string(110) "kush-esht-nipi-i-deputetit-te-ps-qe-u-perfshi-ne-terrorizimin-me-kallash-ne-lezhe-i-arrestuar-edhe-ne-belgjike"

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2021 10:11

Kush ësht nipi i deputetit të PS që u përfshi në terrorizimin me kallash në Lezhë, i arrestuar edhe në Belgjikë

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2021 10:11

Rramazan Rraja, nipi i deputetit të PS Rrahman Rraja i shpallur në kërkim pasi tre javë më parë terrorizoi me kallash klientët në një lokal në Lezhë bashkë me dy persona të tjerë, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Ramazan Rraja dhe Fioralb Rraja, kushëri, të dy banues në Nikël të Fushë Krujës ishin mes 6 shqiptarëve të arrestuar në Belgjikë për trafik kokaine në dhjetor të vitit 2020. Operacioni që çoi në pranga 6 shqiptarët u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë.

Lexo Edhe:

Gazetari Artan Hoxha raportoi ekskluzivisht në maj të këtij viti se Rraja ishte liruar nga qelia me vendim të gjykatës belge, e cila kishte vendosur të ndryshojë masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në detyrim paraqitje.

Ndërkohë dy vite më parë Rraja u filmua në ambientet e QSUT-së duke dhunuar një grua. Pamjet që rrodhën në media ishin vërtetë të rënda, pasi 27-vjeçari shfaqej disa herë duke e goditur në kokë dhe trup me grushte të renë.