Kryeministri në detyrë dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti, është nervozuar në një paraqitje para mediave, pasi një prej gazetareve e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për mungesën e barnave në Qendrën Klinike Universitare, shkruan Gazeta Express.
Pas përgjigjes së ministrit Vitia, Kurti duke provuar ta paraqesë qeverisjen e tij si të suksesshme, i është vërsulur gazetares së Klan Kosovës me një gjuhë të papranueshme, duke i thënë “lej ti albuminat” dhe “thuaj pronarit tuaj, televizionit tuaj le t’ia kthejë 62 milionë telekomit”.
Si rezultat i kësaj gjuhe dhe qasje ndaj gazetarëve nga Qeveria dhe LVV, Kosova ka pësuar rënie drastike në renditjen e Reporterëve pa Kufij në dy vitet e fundit. /Express/