Kurti: Vizitat tona në veri janë të domosdoshme, atje po bëhen investime që s'janë bërë në dy dekada - Gazeta Express
string(97) "kurti-vizitat-tona-ne-veri-jane-te-domosdoshme-atje-po-behen-investime-qe-sjane-bere-ne-dy-dekada"

Ballina

Gazeta Express

11/09/2024 10:47

Kurti: Vizitat tona në veri janë të domosdoshme, atje po bëhen investime që s’janë bërë në dy dekada

Ballina

Gazeta Express

11/09/2024 10:47

Kryeministri Albin Kurti tha se vizitat e zyrtarëve të shtetit në veri “nuk janë kundër askujt”.

Duke iu referuar vizitës së djeshme të tij në Leposaviq dhe Mitrovicën e Veriut, Kurti tha në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë se këto vizita “janë të domosdoshme”.

Lexo Edhe:

“Dje bashkë me ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi ishim në një vizitë në Komunën e Leposaviqit fillimisht, përkatësisht në fshatrat Bistricë, Serajë dhe Leshak, e më pas edhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut. Vizitat tona, të zyrtarëve shtetërorë në këto komuna nuk janë kundër askujt. Ato në fakt janë të domosdoshme për të kuptuar nevojat që këto komuna i kanë, pasi ta kemi lënë anash çfarëdo paragjykimi për të cilin Qeveria jonë angazhohet që nga dita e parë e saj. Pikërisht për t’i flakur paragjykimet e ndërsjellëta dhe për të kuptuar se sa anash janë lënë qytetarët atje, ne po i bëjmë këto vizita të cilat janë vizita pune”, tha Kurti.

Ai tha se në atë pjesë të vendit “po bëhen investime që nuk janë bërë në dy dekada pararendëse”.

“Po shtohen shërbime që u kanë munguar qytetarëve. Në fund të muajit të kaluar, pas raportiemve dhe dëshmive të konfirmuara se në katër komunat veriore po funksionojnë komunat paralele të Serbisë në hapësira të uzurpuara dhe po zhvillojnë veprimtari ilegale, institucionet tona të sigurisë kishin marrë veprime ligjore për mbylljen e tyre. Kjo na ka mundësuar neve, institucioneve qeverisëse që pastaj të ofrojmë shërbime të ligjshme. Në ato objekte do të funksionalizohen njësia e patent-shoferëve në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, qendra për punë sociale dhe shërbimet të mirëqenies sociale në kuadër të Ministrisë së Punës, Financave dhe Transfereve, pastaj shërbimi për regjistrimin e automjeteve në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e shërbime të tjera të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim”, tha Kurti.

Kryeministri tha se “Qeveria jonë nuk po mbyll zyre, por “përkundrazi, Qeveria jonë po hapë zyre”.

“Nuk po zvogëlon apo kufizon shërbimet, përkundrazi, po i shton ato. Nuk po i largon shërbimet publike prej qytetarëve, përkundrazi, po i afron tek ata. Kësisoj duhet të shihen veprimet tona në veri të vendit”, tha ai.