Kurti sërish s'përgjigjet për çështjen e Presidentit, u shmanget pyetjeve të gazetarëve - Gazeta Express
string(85) "kurti-serish-spergjigjet-per-ceshtjen-e-presidentit-u-shmanget-pyetjeve-te-gazetareve"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 12:00

Kurti sërish s’përgjigjet për çështjen e Presidentit, u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 12:00

Kryeministri Albin Kurti nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjen e Presidentit, pasi bëri homazhe te memoriali në Prishtinë kushtuar të pagjeturve.

Pasi foli për çështjen e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, ai nuk u ndal t’u përgjigjej edhe pyetjeve të gazetarëve.

Edhe më herët sot, Kurti refuzoi t’u përgjigjej gazetarëve lidhur me çështjen e Presidentit, ndërsa po shkonte në Kuvend për një seancë të veçantë për shkrimtarin Rexhep Qosja, i cili vdiq të enjten.

LVV-ja ka kërkuar nga PDK-ja dhe LDK-ja tre emra për President, si propozim “konkret dhe përbashkues” për zgjidhjen e kësaj çështjeje që po rrezikon ta çojë vendin sërish në zgjedhje.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ia paraqiti në fundjavë Albin Kurtit emrin e Vjosa Osmanit dhe i kërkoi kryeministrit garanci se 66 deputetë të mazhorancës do ta votonin atë.

Kurti nuk është deklaruar ende për këtë, ndërsa jemi në fund të afatit për zgjedhjen e Presidentit.

Nëse nuk zgjidhet Presidenti i ri, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement