Kurti rikthehet të flasë për bashkimin kombëtar: Nuk e harrojmë, është qëllimi kryesor - Gazeta Express
string(84) "kurti-rikthehet-te-flase-per-bashkimin-kombetar-nuk-e-harrojme-eshte-qellimi-kryesor"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2023 15:47

Kurti rikthehet të flasë për bashkimin kombëtar: Nuk e harrojmë, është qëllimi kryesor

Lajme

Gazeta Express

11/06/2023 15:47

Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti, nuk e përmendin më aq shpesh bashkimin kombëtar, sa në opozitë. Por në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, kryeministri tha sot se “nuk e harrojmë rëndësinë e historisë dhe bashkimit”, raporton Gazeta Express.

“Dje, të dashur aktivistë ishte 145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, kur aktivistët tanë risjellin parullat ‘Lidhja është gjallë’ dhe ‘Jemi një’. Nuk e harrojmë rëndësinë e historisë dhe bashkimit sepse duam të ecim përpara të gjithë fuqishëm”, tha Kurti.

“E nuk ka gjë më të bukur sesa të jesh aktivist, të jesh i lirë të qëndrosh i paepur për bindjet e tua. Por jo për bindjet individuale, sepse angazhimi për bindjet individuale më shumë prodhon analistë sesa aktivistë”, shtoi ai.

Shefi i Qeverisë dhe kryetari i LVV-së tha se bashkimi është “qëllimi kryesor”.

“Qëllimin tonë e ka përcaktuar projekti i papërfunduar i Lidhjes së Prizrenit dhe busulla jonë janë mendimi politik që kalon prej Sami Frashërit te Fan Noli, motrat Qiriazi e deri te Ukshin Hoti”, tha Kurti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement