Kurti - të rinjve në parti: Shkolla verore, ligjërata, filma dhe grupe leximi, shpeshtoni këto aktivitete - Gazeta Express
string(99) "kurti-te-rinjve-ne-parti-shkolla-verore-ligjerata-filma-dhe-grupe-leximi-shpeshtoni-keto-aktivitete"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2023 14:58

Kurti – të rinjve në parti: Shkolla verore, ligjërata, filma dhe grupe leximi, shpeshtoni këto aktivitete

Lajme

Gazeta Express

11/06/2023 14:58

Kryeministri Albin Kurti ka pasur një sërë këshillash për t’ua dhënë të rinjve të anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Ai tha se e kishte me rëndësi ta ndante “një mesazh për rininë”.

“Shkolla verore në bashkëpunim me partnerë nga parti europiane, bursa, organizim ligjëratash, shikim dhe diskutim i përbashkët filmash apo edhe grupe leximi për libra letrarë, shkencorë e teorikë; këto janë aktivitetet që rinia e Lëvizjes Vetëvendosje duhet t’i shpeshtojë”, tha Kurti.

Kjo, pasi sipas kryeministrit, rinia e partisë së tij “duhet të jetë në gjendje të kuptojë dhe të interpretojë të tashmën dhe të ardhmen e vet, duhet të jetë në gjendje të përfaqësojë në mënyrë të pakompleksuar popullin tonë dhe të marrë mbi shpatullat e veta detyra gjithnjë e më të rëndësishme”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement